Politike

Bashkëpunim me Bashën për të ‘mundur’ koronën? Rama nuk pranon: Më mirë të rrijë në shtëpi, çdo luftë ka tradht

17 Mars 2020, 17:50 Nga DOSJA
Bashkëpunim me Bashën për të ‘mundur’

TIRANË– Kryeministri Edi Rama adresoi të gjithë akzuat e PD-së gjatë një interviste për “Report Tv”, ku i pyetur nga dy gazetarët Bes Jacaj dhe Denis Minga, kreu i qeverisë nuk u kursye me batuata ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Fillimisht Rama tha se koronavirusi duhet të përballohej si një luftë, por sipas tij çdo luftë ka tradhëtarët e dezertorët e saj duke nënkuptuar se e kishte për kudnërshtarin e tij politik. 

“Në çdo luftë ka tradhtarë dhe dezertorë, kështu që kjo është një tjetër provë që është luftë”, tha Rama.

Më tej i pyetur lidhur me akzuat e PD-së se kabineti i tij po u vidhte idetë dhe strategjinë për të përballuar krizën në vend, Rama iu përgjigj me një thënie të presidentit amerikan Abraham Linkold. 

Abraham Linkolin ka thënë “Sikur mediokrit të mos ngrindeshin, për të drejtën e autorit do kishin shkuar në përpara”. Nuk ka pikë rëndësie për këtë politike, por po shfrytësohet një logo e rëndësishme për të nxitur ndjenja të kota,”shtoi kryeministri.

Edhe në identifikimin e dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, Rama i kërkoi bashkëpunim kreut të opozitës duket se tanimë ka ndërruar mendje. 

I them që të rrijë më mirë në shtëpi të lajë mirë sytë dhe të kuptojë që është zgjuar. I them që të mos flas kot dhe të mos thotë ato që ka parë në ëndërr,”- e mbylli Rama fjalën e tij. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll