Politike

Mjeku Allkja kthehet në punë, Meta: Më mirë  një kritik më shumë, se një i sëmurë më shumë

17 Mars 2020, 19:49 Nga DOSJA
Mjeku Allkja kthehet në punë, Meta: Më mirë  një

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të QSUT-së për të rikthyer në punë mjekun Ilir Allkja. Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se  më mirë një kritik më shumë , se një i sëmurë më shumë.

Më tej Kreu i Shtetit bën thirrje për bashki që të nbrohet shëndeti i çdo qytetari. “Më mirë një kritikë më shumë, se një i sëmurë më shumë. Asnjë shqiptar nuk është i tepërt. SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! ??”, shkruan Meta.

Mjeku Ilir Allkja është rikthyer sot në punë. Ka qenë vjetë mejku, i cili me anë të një postimi në Facebook tregoi se është në krye të detyrës në vijën e parë kundër COVID-19.

Tre ditë më parë, Dosja.al raportoi ekskluzivisht lajmin për largimin e mjekut nga puna. Allkja është bërë pjesë e mediave ditët e fundit për shkak të përplasjes që pati me kryeministrin Edi Rama pasi denoncoi mungesën e mjeteve dhe veshjeve mbrojtëse për stafin mjekësor që po përballon këtë fazë të Covid-19. Rama publikoi një foto të Allkjas me veshje mbrojtëse dhe hodhi poshtë deklaratat e këtij të fundit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir allkja ilir meta mjeku allkja kthehet ne punë ilir allkja ilir meta mjeku allkja kthehet ne punë

Sondazh

Poll