Politike

Rama publikon dokumentin e firmosur me Gurvenatorin e BSH: Këstet e kredive do paguhen në 31 maj 2020

17 Mars 2020, 18:12 Nga DOSJA
Rama publikon dokumentin e firmosur me Gurvenatorin e BSH: Këstet e kredive

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot marrëveshjen e arritur me Guvernatorin e Bankës së Shqopërisë, Gent Sejko. Në një reagim në Facebook, Rama shkruan është gjetur zgjidhja për të gjithë bizneset që kanë hall me bankat për kreditë për shkak të COVID-19. “? U THA U BË! ? SAPO E FIRMOSA PO JU’A ÇOJ PËRPARA SE SA TË PROTOKOLLOHET PAS PAK MINUTASH, TË GJITHË ATYRE QË KANË NJË BIZNES DHE JANË NË HALL ME BANKAT PËR SHKAK TË LUFTËS? ? JU LUTEM TË GJITHËVE MIQ, KINI BESIM DHE BËNI DURIM? I LO❤️E YOU??”, shkruan Rama.

Në dokument bëhet me dije se të gjithë qytetarët dhe bizneset që kanë kredi në të gjitha institucionet financiare do ketë mundësi që të shtynë këstet e kredive deri në 30 maj 2020. 

URDHRAT NË DOKUEMT

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gent sejko koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama gent sejko koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll