Politike

Drejt shërimit pacientin i parë me koronavirus, Rama: Lutuni që Zoti t’ju japë forcë bluzave të bardha, I love you!

17 Mars 2020, 19:31 Nga DOSJA
Drejt shërimit pacientin i parë me koronavirus, Rama: Lutuni që

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar lajmin se pacienti i parë i konfirmuar me koronavirus në vendin tonë është drejt shërimit. Kjo sepse testi i parë që iu bë në spitalin Infektiv ka rezultuar negativ.

Megjithatë Rama ka sqaruar se ajo që po pritet është testi i dytë që konfirmohet pas dy ditësh, test i cili nëse del sërish negativ do të thotë që pacienti është shëruar tërësisht nga virusi covid-19.

“Një lajm i mirë! Kontakti i parë i pacientit zero që kurohet në spitalin infektiv doli negativ në testin e parë. Nëse edhe në testin e dytë pas 48 orësh ky rezultat do të konfirmohet, atëherë do të kemi të shëruarin e parë. Të presim dhe të lutemi që zoti t’u japë forcë të sëmurëve dhe heronjve me bluza të bardha, në vijën e zjarrit me armikun. Durim, besim dhe durim, durim, durim! Ju dua!,”-shkruan Rama.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll