Politike

S’pyesin për karantinën në Sarandë, qytetari denoncon tek ish-deputeti: Makinat e tonazhit të rëndë po shkarkojnë iner

17 Mars 2020, 17:52 Nga DOSJA
S’pyesin për karantinën në Sarandë, qytetari denoncon

SARANDË- Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Flamur Çelaj, ka publikuar sot disa foto nga plazhi i Sarancës, ku sipas një qytetari që i ka dërguar pamjet mjetet e tonazhit të rëndë shkarkojnë mbetje inerte në det.

Çelaj shkruan se edhe pse qeveria ka ndaluar daljen e këmbësorëve pas orës 18:00, por mjetet e tonazhit të rëndë po vijojnë punën dhe po pushtojnë hapësirat e përbashkëta. Ish-deputeti kërkon reagimin e Ministrit të Brendshëm, dhe kërkon që të merren masat për të ndaluar këtë fenomen.

Menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare të urdhrit për ndalimin e lëvizjes së këmbësorëve pas orës 18:00 vet Policia e Shtetit lejon të punojnë jashtë syve të dëshmitarëve mjetet e tonazhit të rëndë duke shkarkuar inerte në det dhe duke pushtuar kështu hapësirat e përbashkëta.

Megjithëse Saranda, perla e bukurisë shqiptare ndodhet larg kryeqytetit , kjo sdo të thotë se duhet abuzuar me të. Shpresoj se ky postim do ta nxisë Ministrin e Brendshëm të reagojë , për të gjithë qytetarët që banojnë aty dhe për turistët që zgjedhin Sarandën si destinacion turistik. Ps. Përpara se të publikoj pamjet dhe videot po u jap shansin të marrin masa për të ndaluar, pa i deskredituar më shumë”, shkruan Çelaj.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike flamur çela masat kunder covid 19 saranda ne karantine flamur çela masat kunder covid 19 saranda ne karantine

Sondazh

Poll