Politike

‘Pacienti 0’ drejt shërimit, Meta i emocionuar: E jashtëzakonshme! Shpresoj të marr të njëjtin lajm edhe për t

17 Mars 2020, 20:20 Nga DOSJA
‘Pacienti 0’ drejt shërimit, Meta i emocionuar: E

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me lajmin se pacienti i parë i identifikuar me koronavirus në Shqipëri është drejt shërimit.

Me anë të një statusi në Facebook, Meta shkruan se ndjehej i emocionuar nga përgjigjia negative e “pacientit 0” duke mos harruar që të shprehte mirënjohjen e tij për mjekët që po përballen me rastet e infektuara me covid-19.

“I emocionuar nga ky lajm i jashtëzakonshëm! Duke i uruar pacientit 0 shërim të plotë, shpresoj të marr së shpejti të njëjtin lajm për të gjithë të prekurit nga kjo pandemi, të cilëve ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim në këto momente të vështira! Mirënjohje të thellë dhe falenderim për mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës që janë në vijën e parë të frontit! Krenar për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj! Shembuj të shkëlqyer frymëzimi! Forca të gjithëve!,“-shkruan Meta.

POSTIMI I PLOTË:

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll