Politike

“Ka nisur sot”, Rama tregon nismën për të dihmuar familjet që po qëndojnë në çadra pas tërmeti: Do shtrihet në të

17 Mars 2020, 21:38 Nga DOSJA
“Ka nisur sot”, Rama tregon nismën për të dihmuar

TIRANË- Kryeministri Edi Rama sot në mbrëmje ka shpërndarë një videon e nismës që ka nisur sot për të ndihmuar familjet që ndodhet në çadra, pasi tërmeti u shembi shtëpitë. Rama shkaur se kjo nismë ka filluar sot dhe hap pas hapi do shtrihet në të gjithë Shqipërisë. Rama shkruan se Ministria e Mbrojtjes do jetë udhëheqëse e e këtij operacioni dhe në të do marrin dhe kryetarët e bashkive dhe Prefektët e Qarqeve.

 “#TiNukDoJeshKurrëVetëm?? ? KA NISUR SOT DHE DO TË SHTRIHET HAP PAS HAPI NË DITËT NË VIJIM RRJETI I SOLIDARITETIT NË ÇADRAT E TË PREKURVE NGA TËRMETI, NË DYERT E PENSIONISTËVE TË VETMUAR DHE TË FAMILJEVE MË TË VARFRA

? MINISTRJA E MBROJTJES DO TË UDHËHEQË KËTË OPERACION HUMANITAR NË RANG REPUBLIKE, SË BASHKU ME ME KRYETARËT E BASHKIVE DHE PREFEKTËT E QARQEVE ? DURIM, BESIM DHE PËRSËRI DURIM?”, shkruan Rama.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll