Politike

Zëdhënësja e PD publikon VIDEO-n: Veliaj po bën show me dezinfektimin, fokusohet që të jetë me kamera dhe në mes të bul

17 Mars 2020, 20:46 Nga DOSJA
Zëdhënësja e PD publikon VIDEO-n: Veliaj po bën show me

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar sot një video ku ka sulmuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Zhupa shkruan se Veliaj pas thirrjes së PD po dezinfekton qytetarin, por po bën show. Sipas saj dezinfektimi duhet bërë çdo ditë në lagjet e Tiranës, të fokusohet në rrugët përpara marketeve, përpara furrave te bukes dhe stacioneve ku personeli mjekësor përdor urbanin


“Veliaj, pasi më në fund ju pergjigj thirrjes tonë për dezinfektim, fokusohet që të jetë me kamera dhe në mes të bulervardit! Show edhe në kohë emergjence shendetesore! Qyteti i Tiranes per sigurine e qytetareve ka nevoje per dezifektimin masiv: 1. Ne te gjitha lagjet e Tiranes ku banojne qytetaret me prioritet absolut dhe jo prioritet qendra ku dalin pamjet video me te bukura per ti postuar Veliaj 2. Gjate dites ku mund te shikohet me kujdes si po kryhet dezifektimi, a eshte hedhur ne gjithe perimentrin sasia e duhur. 3. Te behet dezifektim minimumi cdo dite, ne cdo lagje te Tiranes,

4.Te fokusohet ne rruget perpara marketeve, perpara furrave te bukes, dhe stacioneve ku personeli mjekesor perdor urbanin. Sepse ketu fluksi i njerezve eshte me i larte keto dite. 5. Te jete dezifektim i vecante per koshat e plehrave ne brendesi dhe mjedisin perreth tyre. 6. Te dezifektohen me solucionet e duhura qe perdoren per te tilla raste dhe jo thjesht uje si per freskim ne vere. 7. Vec rrugeve, me sprucatore duhet te behen edhe mjediset perreth si pemet, muret e pallateve, apo kioskat qe jane me shumice ne rruge etj. Sic e ben cdo vend tjeter qe ka kete emergjence. Koronavirusi eshte nje hall i perbashket, ai nuk luftohet me kamera dhe me shoë. Ai luftohet me pune dhe pergjegjesi maksimale per jeten dhe mireqenien e qytetareve”, shkruan zëdhënësja e PD.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dezinfektimi i tiranes erion veliaj ina zhupa masat kunder covid 19 dezinfektimi i tiranes erion veliaj ina zhupa masat kunder covid 19

Sondazh

Poll