Bota

‘Jemi në luftë!’/ Kryeministri grek jep 2 mld euro për bizneset me bilanc negativ prej koronës

17 Mars 2020, 17:59 Nga DOSJA
‘Jemi në luftë!’/ Kryeministri grek jep 2 mld euro

GREQI-Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i ka përcjellë një mesazh popullit të tij, i cili gjithashtu po përballet me koronavirusin. Kreu i qeverisë greke është shprehur se do të japë 2 miliardë euro për aktivitet prodhuese, të cilat kanë pasur ulje të xhiros.

“Jemi në luftë me një armik të padukshëm, por jo të pamposhtur. Prioritet për ne të shpëtojmë jetë, Paketa e 2 miliardë eurove do të jepet për aktivitete prodhuese që kanë ulje të xhiros për shkak të situatës” -është shprehur kryeministri grek.

Po ashtu ai ka thënë se bizneset nuk duhet të bëjnë pushime nga puna, duke theksuar se dy-mujorshi i ardhshëm do të jetë kritik. Sa i përket sektorit të Shëndetësisë, Mitsotakis theksoi se tashmë 2,000 mjekë dhe infermierë i janë shtuar frontit të parë, ndërkohë që spitalet janë pajisur edhe me 1,900 shtretër shtesë.

 “Uroj që të mos na duhen të gjitha. Ne jemi në fillimin e betejës, “-tha kryeministri.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2503. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi:Skai.gr

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne greqi kyriakos mitsotakis coronavirusi ne greqi kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll