Bota

Qindra të infektuar me korona në Britani, këshilltari i qeverisë habit me deklaratën: Numri i vërtetë është 55 mijë, s

17 Mars 2020, 17:35 Nga DOSJA
Qindra të infektuar me korona në Britani, këshilltari i

BRITANI- Numri i rasteve të infektuar në Britani deri më tani është 407, por këshilltari kryesor shkencor i qeverisë britanike tha se numri i vërtetë mund të jetë diku rreth 55,000. Megjithatë ai ka theksuar se vendi i tyre mund t’i bëjë ballë kësaj beteje.

Sir Patrick Vallance ka shtuar se sipas modelit të përhapjes së sëmundjes në Britani, për çdo vdekje ka rreth 1,000 raste pozitive. Po ashtu ai ka shtuar se numri i të infektuarëve mund të bjerë brenda dy javëve.

“Kemi punuar në llogaritjet dhe nëse kombinohen të gjitha informacionet e marra mbi përhapjen kjo shifër është më e arsyeshmja. Por numrat e të infektuarve do të bien brenda dy-tri javëve”.- ka thënë ai.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2503. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi:Metro

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne britani sir patrick vallance coronavirusi ne britani sir patrick vallance

Sondazh

Poll