Aktualitet

Dhuna ndaj studentëve/ Ministri Lleshaj ‘llogari’ tek Media: Me cilin nen më keni thirrur?!

6 Shkurt 2019, 08:29 Nga DOSJA
Dhuna ndaj studentëve/ Ministri Lleshaj ‘llogari’ tek Media: Me

TIRANË- Pas ftesave të njëpasnjëshme për debat, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pranuar që të jetë i pranishëm në interpelancën e kërkuar nga Komisioni i Medias dhe Edukimit.

Mbledhja ka nisur që në orën 10:00 me rektorët e Universiteteve publike, përkatësisht rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Konin dhe atë të Mjekësisë, Arben Gjata.  

Gjatë fjalës së tyre, rektorët thanë se mbështesin kërkesat e studentëve, protesta e të cilëve ka shkundur qeverinë. (Lexo këtu)

Ministri Lleshaj, pranishëm në mbledhje në orën 12:00, ka debatuar me kryetaren e Komisionit, Albana Vokshi.  Opozita pretendon se ministri i Brendshëm me urdhër të kryeministrit Edi Rama ka ushtruar dhunë ndaj studentëve që janë ngujuar në fakultete. Deputeti i PD-së Ervin Salianji e ka pyetur  ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn “se a ka qenë ai që ka dhënë urdhërin që policia të futet në universitete?”.  Ministri është shprehur se ndërhyrja është bërë pas kërkesës në Polici nga administratori i UT.. (Lexo ketu)

Më tej gjatë debatit, kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi ka replikuar me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për rastin e përdhunimit të 13-vjeçares në shkollën Rilindja në Kavajë. Vokshi tha se shqiptarët besuan Berishën, pasi policia e Shtetit fshehu ngjarjen. (Lexo ketu)

Debatet tek Media:

Lleshaj: Cilin nen të Kushtetutës apo të rregullorës i jeni referuar që unë kam ardhur këtu?

Vokshi: E keni në shkresën që u është dorëzuar.

Lleshaj: Mund të ma thoni dhe njëherë ju lutem?

Vokshi: Unë ju kam kthyer një përgjigje zyrtarë në email, për të cilën ju jeni i detyryar që si titullar duhet të vini në komison. Unë pyetjen tuaj nuk e kuptoj, por është hera e parë që e ka bërë ndonjë ministër këtë gjë. E kam nenin këtu përpara.

Lleshaj: Doja vetëm nenin të cilit i jeni referuar? Vokshi: Do t’ja dorëzoj ministrit. Ju duhet ta kishit kuptuar para se të vinit.

Lleshaj: Unë dua vetëm nenin.

Vokshi: Është i ri, është ministër i ri, mbase nuk e kuptuar që ka detyrim të përgjigjet edhe para komisionit.

Lleshaj: Unë dua vetëm nenin.

Vokshi: Ju mbaheni si një njeri me etikë.

Lleshaj: Po me etike.

Vokshi: Ju duhet ta kishit kuptuar dhe nuk duhet ta kishit bërë këtë pyetje. Ajo që mua më shqetëson, ju jo vetëm nuk e keni lexuar por as nuk e keni kuptuar. Jeni i ri në detyrë mbase nuk e keni të qartë se ju duhet të raportoni vetëm Kryeministrit, por dhe para Kuvendit.

Lleshaj: Për këto gjëra më keni thirrur sot këtu.

Vokshi: Ju jeni këtu për t’u përgjigjur pyetjeve. Pasi ata mbi ju ata nën ju, apo dikush tjetër ka ushtruar dhunë mbi studentët.

Nga ana tjetër, deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka replikuar sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, gjatë diskutimeve tek Komisioni i Medias. Lleshaj iu përgjigj Mehmetajt duke i thënë: Me ty do të flas kur të mbarosh universitetin. (Lexo këtu)

Studentët u ngujuan disa javë pas mbylljes së protestës (Lexo ketu), një lëvizje studentore e zhvilluar përgjatë gjithë muajit dhjetor, që u finalizua me ndryshimin e gjysmës së kabinetit qeveritar Rama 2 dhe me publikimin e Paktit të Universitetit.

(k.m./a.b/ f.g/ dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i medias dhe edukimit ngujimi i studenteve protesta e studenteve sander leshaj komisioni i medias dhe edukimit ngujimi i studenteve protesta e studenteve sander leshaj

Sondazh

Poll