Aktualitet

Analizat biokimike, Drejtoria e QSUT-së: Nuk janë ndërprerë në asnjë çast

6 Shkurt 2019, 12:15 Nga DOSJA
Analizat biokimike, Drejtoria e QSUT-së: Nuk janë ndërprerë

Drejtoria e QSUT-së ka reaguar pas lajmit të publikuar në media se këtë qendër spitalore nuk kryehen analizat biokomike të zakonshme. Në sqarim e QSUT-së thuhet se analizat biokimike nuk janë ndërprerë për asnjë çast ndërsa të gjithë pacientët e shtruar kanë marrë shërbimin e duhur.

Reagimi i QSUT-së:

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sqaron për opinionin publik lidhur me një lajm të pavërtetë, për mungesën e kryerjes së analizave biokimike rutinë në këtë spital.

Ju bëjmë me dije se testet biokimike nuk janë ndërprerë për asnjë moment dhe të gjitha mostrat e dërguara në Laboratorin Biokimik-Klinik janë kryer ditën e djeshme dhe vazhdojnë të kryhen edhe sot pa asnjë problem.

Deklarata të tilla me denoncues anonimë, dezinformojnë opinionin publik dhe ulin besueshmërinë e qytetarëve ndaj punës së përditshme që kryhet në QSUT “Nënë Tereza”, por të gjithë pacientët e hospitalizuar dhe ata ambulatorë që u janë nevojitur analizat e mësipërme ditën e djeshme, janë të ndërgjegjshëm që kanë marrë shërbimin e nevojshëm.

J.V/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet analizat biokimike qsut sqaron situatën analizat biokimike qsut sqaron situatën

Sondazh

Poll