Aktualitet

Protesta/ Rektorët raportojnë tek Media: Mbështesim studentët, shkundën qeverinë

6 Shkurt 2019, 10:00 Nga DOSJA
Protesta/ Rektorët raportojnë tek Media: Mbështesim

TIRANË- Rektorët e Universiteteve publike në Shqipëri, kanë raportuar sot para Komisionit të Medias dhe të Edukimit në lidhje me protestën e studentëve dhe situatën në universitete.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, është shprehur në para Komisionit se ai mbështet kërkesat e studentëve.

“Siç e thatë edhe ju, gjatë dhjetorit dhe në janar të vitit 2019, institucionet e arsimit të lartë u përfshin në disa protesta. Kërkesat e studentëve i mbështesim dhe kemi ofruar bashkëpunim. Unë personalisht si rektor të gjithë qëndrimet e asambleve i mbështesë për shkak se kërkesat e Asambleve kryesore kanë marrë në analizë situatën dhe janë shprehur me kërkesa. Universiteti i Tiranës ka një buxhet shumë të vogël në nivelin e pagave”, u shpreh Koni.

Ndërsa rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata deklaroi se protesta e studentëve ka shkundur qeverinë.

“Kjo protestë e studentëve shkundi universitetin, administratën dhe qeverinë dhe i bëri ato të  reflektojnë. Kaluam një situatë të vështirë me universitetet. Pjesa më e madhe e kërkesave të studentëve i kemi plotësuar dhe madje një pjesë tjetër e kemi kaluar. Nuk i kemi plotësuar të gjitha kërkesat dhe për të analizuar problematikat”, tha Gjata.

A.B. (Dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arben gjata komisioni i medias dhe edukimit mynyr koni ngujimi i protesta e studenteve arben gjata komisioni i medias dhe edukimit mynyr koni ngujimi i protesta e studenteve

Sondazh

Poll