Aktualitet

Ish-krerët e Burgjeve që janë shkarkuar nga detyra, nga Artur Zoto te Stefan Çipa

6 Shkurt 2019, 07:19 Nga DOSJA
Ish-krerët e Burgjeve që janë shkarkuar nga detyra, nga Artur

Në vitet e fundit të qeverisë Rama është ndryshuar here pas here kreu i Drejtorisë së Burgjeve. Disa ish-drejtorë të këtij institucioni kanë përfunduar në burg pasi janë akuzuar për korrupsion.  Një prej të cilëve është Artur Zoto i cili ndodhet aktualisht prapa hekurave.

Kreu i Drejtorisë së Burgjeve është shkakuar sërish dhe kjo ndodhi mbrëmjen e djeshme. Stefan Çipa, i emëruar 5 muaj më parë nuk drejton më këtë institucion.

Ish-drejtorët e Burgjeve të shkarkuar nga detyra:

Artur Zoto

Ish-Drejtori i Burgjeve Artur Zoto u akuzua për korrupsion në lidhje me tenderin e ushqimeve për të burgosurit. Në 2017 Gjykata  vendosi masën “arrest me burg” për ish-zyrtarin e lartë. Hetimet për të nisën kur u arrestua ish-zëvendësi i tij Iljaz Labi. Në shtatorin e vitit të kaluar ai u la i lirë nga Gjykata e Apelit edhe pse shkalla e parë e kishte dënuar me 5 vite heqje lirie.

Arjan Hoxha

Arjan Hoxha u emërua në këtë detyrë pas paktit të 17-majit Rama-Basha. Ai u lirua nga detyra gati një muaj pasi PS-ja mori plotësisht pushtetin. Siç deklaroi vetë Hoxha lirimi nga detyra sipas tij ishte pasojë e hakmarrjes politike nga ministri i Brendshëm, i asaj kohe Sajmir Tahiri.

Arben Çuko

Arben Çuko mori postin pas shkarkimit të Arjan Hoxhës nga kjo detyrë.  Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nëpërmjet një njoftimi zyrtar e shkarkoi si  Çukon me arsyen e rritjes së sigurisë në burgje. Rreth dy muaj më vonë pas marrjes së detyrës ai u arrestua pasi doli pjesë e përgjimeve të një të dënuari. Mbi të rëndon akuza e korrupsionit dhe ndodhet aktualisht në burg.

Stefan Çipa

Pas vetëm 5 muajsh në krye të detyrës, Drejtori i Burgjeve, Stefan Çipa është shkarkuar dje nga detyra (Lexo këtu).  Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit nga detyra. Çipa ka mbajtur më herët postin e zv/ministrit të Brendshëm, ndërsa ka qenë dhe sekretar për emigracionin në PS. Pas fitores në zgjedhjet lokale të 2011 për një mandat 4-vjeçar  ai ka drejtuar edhe bashkinë e Sarandës.

J.V/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arben cuko arjan hoxha artur zoto shkarkimet nga drejtoria e burgjeve stefan çipa arben cuko arjan hoxha artur zoto shkarkimet nga drejtoria e burgjeve stefan çipa

Sondazh

Poll