AktualitetPolitike

Përdhunimi në Kavajë, Vokshi replika me Lleshajn: Shqiptarët besuan Berishën, policia fshehu ngjarjen

Vokshi tha se shqiptarët besuan Berishën, pasi policia e Shtetit fshehu ngjarjen.
Featured image of article: Përdhunimi në Kavajë, Vokshi replika me Lleshajn: Shqiptarët besuan Berishën, policia fshehu ngjarjen Albana Vokshi, kryetare e Komisionit të Medias dhe Sander Lleshaj, minister i Brendshem

Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi ka replikuar me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për rastin e përdhunimit të 13-vjeçares në shkollën Rilindja në Kavajë.

Vokshi tha se shqiptarët besuan Berishën, pasi policia e Shtetit fshehu ngjarjen.

Debati i plotë:

Lleshaj: Dhunuesit e Kavajës janë proceduar në castin zero kur ka marrë njoftim dhe janë arrestuar para se ky fakt të jetë bërë publik, ju flas me përgjegjësi shtetërore.

Vokshi: Besuan ish-kryeministrin shqiptarët

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lleshaj: Personat janë arrestuar para se të bëhej publike, por nuk ka ndërmarrë hapa për ti bërë publicitet kësaj gjëje të shëmtuar, të neveritshme kriminale, ajo është e fundit në radhë përballë një vepre të tillë që na bën të ndihemi keq si shoqëri, nuk e bëri policia atë, ju bëni komision hetimore për atë, policia reagoi me profesionalizëm, nuk ka bërë publicitet, se nuk meriton publicitet, por përgjegjshmëri.

 

Vokshi: Policia e Shtetit e ka për detyrë të nxjerrë deklarata zyrtare, ama ju informoni publikun për ngjarjet që ndodhin dhe policia ka heshtur, e ka fshehur krimin, deri sa u bë publik nga ish kryeministri pse e fshehët ju një krim monstruoz

Noka: Në cilën datë e keni bërë ju shoqërimin, në cilën datë bëtë procedimin? Nuk është shoqëruar dhe ndaluar asnjë person para se Berisha ta bënte publike, mos gënjeni se të ndodhë krimin, është krim, por të gënjesh është trefish krim.
Deputetet e PS: mos luani me dhembjen e atyre qytetarëve atje, të asaj nëne

Noka: A keni vajza ju apo jo, je edhe nënë.

Shto Koment