Aktualitet

Tahiri tek Krimet e Rënda: Nuk ka më sekrete, Prokuroria ka trafikuar lajme për dosjen time me SMS

6 Shkurt 2019, 09:26 Nga DOSJA
Tahiri tek Krimet e Rënda: Nuk ka më sekrete, Prokuroria ka trafikuar

TIRANË-Seanca e kërkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tek Gjykata e Krimeve të Rënda, për të ankimuar zgjatjen e hetimeve është shtyrë për ditën e hënë.

Tahiri tek Krimet e Rënda ishte shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia, ku kërkuan shpjegime për zgjatjen e hetimeve, por seanca nuk u zhvillua dot sot.

Ish-ministri kërkoi që në seancë të ishte e pranishme dhe media, pasi sipas tij nuk kishte asnjë sekret hetimor, pasi detajet janë bërë publike.

“Ka më shumë se një vit e tre muaj hetime, unë nuk di çfarë ka mbetur e fsheshur në këtë proces, lajme janë trafikuar me shumicë në media. Unë i kam dhe me SMS lajmet që janë trafikuar nga Porkuroria, prandaj nuk shkon. Sekrete hetimore nuk ka, në gjykimin tuaj është, por çfarë sekreti ka? Nuk ka ngleur më gjë për sekrete.” tha Tahiri.

Kjo kërkesë e ish-deputetit të PS, është kundërshtuar nga prokurorët të cilët kanë vendosur që seanca të vijojë me dyer të mbyllura.

Më herët Prokuroria ka kërkuar dhe tre muaj të tjerë për hetimet kundër Saimir Tahirit, pasi duhej më shumë kohë për mbërritjen e disa letër porosive nga Italia dhe Mali i Zi.

Kujtojmë që Tahiri është nën hetim për prej tetorit të 2018-ës, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e grupit kriminal “Habilaj”, të cilët po gjykohen në Itali.

A.B. (Dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet ankimi per zgjatjen e hetimeve grupi habilaj ish-ministri ne gjykate saimir tahiri ankimi per zgjatjen e hetimeve grupi habilaj ish-ministri ne gjykate saimir tahiri

Sondazh

Poll