Aktualitet

Pedagogët e FHF-së thyejnë bojkotin, iu kthehen auditorëve, grevë vetëm një ditë në javë

6 Shkurt 2019, 11:45 Nga DOSJA
Pedagogët e FHF-së thyejnë bojkotin, iu kthehen auditorëve,

Studentët e Universitetit të Tiranës do ju kthehen auditorëve për mësim. Dekani i fakultetit të Histori-Filologjisë, Sabri Laçi  ka deklaruar së fundmi se mësimi do të rinisë por është vendosur që një ditë në javë do të bojkotohet.

“Kjo javë vijon të shoqërohet me protesta në mjediset e fakulteteve dhe kjo do të thotë të jemi të gjithë në institucion por jo të bëjmë mësim. Ndërkohë që nga java e ardhshme  do të jemi në protestë një ditë në javë lidhur me problemet që ka ligji i arsimit të lartë, me autonominë e universitetit etj.

Kemi vënë re se ka një mospërfillje ndaj kërkesave tona. Ne kemi shprehur rezervat tona që në fillim kur po përgatitej ky ligj. Kjo ishte mbledhja e asamblesë së stafit akademik, ndërsa studentët kanë protestën e tyre. Ata në mënyrë qytetare vijojnë protestën e tyre në kërkim të plotësimit të kërkesave që kanë paraqitur. Ata me sa kuptoj unë presin nga qeveria zgjidhjen e problemeve që kanë parashtruar”,  deklaroi dekani në një prononcim për mediat.

Ai theksoi më tej se përsa i përket orëve të humbura se kjo është një çështje që i përket universiteteve dhe do të zgjidhet shumë shpejt. (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

 

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet greva e pedagogeve përfundon bojkoti i mësnit protesta e studenteve greva e pedagogeve përfundon bojkoti i mësnit protesta e studenteve

Sondazh

Poll