Aktualitet

Dita e fundit për t’u bërë pjesë e SPAK, vijnë dy aplikimet e fundit

6 Shkurt 2019, 11:15 Nga DOSJA
Dita e fundit për t’u bërë pjesë e SPAK, vijnë dy

Një tjetër prokurore ka aplilkuar për SPAK. Bëhet fjalë për prokuroren Dorina Bejko.

Ajo është e para prokurore që aplikon për të qënë pjesë e strukturës që do të hetojë korrupsionin në nivelet më të larta të politikës shqiptare.

Përveç Bejkos, ka aplikuar edhe prokurori i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Vatë Staka.

Por çfarë është SPAK?

SPAK është njësia që do të ndjekë çështjet penale në emër të shtetit shqiptar kundër korrupsionit të niveleve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. SPAK ka të drejtë të përfaqësojë shtetin në të trija shkallët e gjyqësorit siç janë Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë.

SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që do të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet dorina bejko spak vatë staka vettingu dorina bejko spak vatë staka vettingu

Sondazh

Poll