Aktualitet

Debati tek Media për studentët/ Vokshi- Yllit: Mos më ngri zërin mua, boll bëre show politik

6 Shkurt 2019, 10:25 Nga DOSJA
Debati tek Media për studentët/ Vokshi- Yllit: Mos më ngri

TIRANE- Ditën e sotme, Komisioni i Medias dhe Edukimit është mbledhur për të diskutuar mbi situatën në universitete dhe protestën e studentëve.

Por ka pasur një debat mes Vokshit dhe Fidel Yllit për dhënien e fjalës së rektorëve.

Vokshi është shprehur se duhet t’i dëgjojmë të gjithë rektorët por ka ndërhyrë Fidel Ylli i cili është shprehur ndaj deputetes së PD-së që të mos bëjë show politik dhe se pedagogët duhet t’i nënshtrohen ‘filtrit’ për titujt dhe plagjiaturat. 

Madje është shprehur ndaj Vokshit që të mos i ngrejë zërin dhe se do flasë sa herë të dojë ai në komision.

Debati në Komision:

Vokshi: Nuk ka nevojë, mos përmend plagjiaturën, po shkelni ligjin.Mos thuaj kot kujdes këtu, kujdes aty. Le t’i dëgjojmë. Nuk kemi nevojë për mendimin tuaj, as për urdhërin tuaj.  Mos i fyeni rektorët duket t’i dëgjojmë, boll i kemi  fyer.

Fidel Ylli: Mos më ngri zërin mua,  do ta marr fjalën sa herë të dua unë. Po merr flakë kot, po na bën show këtu tani, show politik.

Vokshi: Qetësohu o Fidel, qetësohu.

Fidel Ylli: Mos më thuaj mua qetësohu. (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet albana vokshi fidel ylli greva e pedagogeve kerkesat e studenteve komisioni i medias ngujimi i studenteve albana vokshi fidel ylli greva e pedagogeve kerkesat e studenteve komisioni i medias ngujimi i studenteve

Sondazh

Poll