Aktualitet

Pasi u shkarkua si kreu i Burgjeve, detyra e re e Stefan Çipës

6 Shkurt 2019, 08:21 Nga DOSJA
Pasi u shkarkua si kreu i Burgjeve, detyra e re e Stefan Çipës

Pas vetëm 5 muajsh në krye të detyrës, Drejtori i Burgjeve, Stefan Çipa është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë ditën e djeshme por mësohet se ai ka marrë një post të ri.

Dosja.al mëson se Stefan Çipa është emëruar Drejtori i Entit Kombëtar të Banesave. Po kështu mësohet se kreu i Burgjeve është emëruar Agim Ismajli.(Lexo këtu) Ismajli deri dje  ka pasur detyrën e kreut të AKU-së.

Çipa u emërua në datë 3 shtator të vitit të kaluar në vendin e Arben Çukos, i cili u arrestua më datë 21 tetor të vitit të shkuar.

Çuko akuzohet për korrupsion, dhe favorizimin e disa prej të dënuarve VIP. Dyshohet se merrte 1500-3000 euro kundrejt lejeve ndaj të burgosurve.

Në vend të tij u emërua Stefan Çipa, i cili  ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme si kryebashkiak i Sarandës në vitin 2011 dhe ministër i Brendshëm në 2002. (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet detyra e re e çipës stefan çipa detyra e re e çipës stefan çipa

Sondazh

Poll