Bota

Albin Kurti thirrje deputetëve: Duhet të votojmë sot buxhetin, nuk dihet se çfarë mund të ndodhë me koronavirusin

14 Mars 2020, 16:18 Nga DOSJA
Albin Kurti thirrje deputetëve: Duhet të votojmë sot buxhetin,

KOSOVË- Kosova prej ditës së djeshme është në hartën e vendeve të prekura nga virusi COVID-19. Sot Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje deputetëve që votojnë buxhetin e vitit 2020, pasi situata mund të përkeqësohet.

Në një deklaratë Kurti është shprehur koronavirusi mund të përhapet dhe mbledhja e Kuvendit nuk mund të bëhet.

Situata është e pazakonshme. Ne nuk e kemi hasur një të tillë si qeveri që prej çlirimit. Bëhet fjalë për një pandemi botërore. Shpresoj që të ndalim shtritrjen e koronavirusit. Nuk do të donim të bëhej gjithçka brenda një dite, meqë nuk ka garancion që mund të mbahen seanca në ditët në vijim, sepse se dijmë çfarë do të ndodh me përpahjen e koronavirusit. Edhe kështu qysh jemi, jemi duke i thyer rregullat”, ka thënë Kurti.

Deri më tani në Kosovë ka tre raste të konfirmuar dhe shumë persona të tjerë janë në proces pritjesh për marrjen e rezultatin të analizave pasi dyshohet se janë prekur më koronavirus.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti buxheti i kosoves koronavirusi ne kosove albin kurti buxheti i kosoves koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll