Bota

Koronavirusi i përhapur në Itali, nuk ka të bëjë direkt me Kinën

14 Mars 2020, 13:44 Nga DOSJA
Koronavirusi i përhapur në Itali, nuk ka të bëjë direkt

ITALI– Mes shumë rasteve të konfirmuara, asnjë rast i epidemisë së koronavirusit që po përhapet në Itali nuk ka të bëjë direkt me Kinën. Tre personat e sëmurë, dy turistë dhe një italian që u kthyen nga Wuhani, i cili u infektua në atë vend, në fakt ishin të izoluar dhe nuk ia kanë transmetuar  askujt sëmundjen në Itali.

Ekziston edhe një konfirmim i mëtejshëm i faktit se Covid-19 kishte qarkulluar për ca kohë në Itali, në çastin kur shpërtheu problemi në Codogno dhe personat që rezultuan pozitivë ishin të infektuar të brezit të dytë apo të tretë, sipas studimit epidemiologjik të publikuar nga Instituti i Lartë i Shëndetit, duke llogaritur të dhënat deri më 9 mars, pra të 8342 personave pozitivë me Covid-19.

Sa i përket shpërndarjes së rasteve me koronavirus, (62%) janë meshkuj, ndërsa të vdekurit, siç pritej, janë kryesisht persona shumë të moshuar.

Rastet tek fëmijët e moshës 0-9 vjeç janë shumë të pakta (0,5%), 43 në numër. Në moshën 10-19 ka pasur 85 të infektuar (1%), në 20-29 janë 296 (3,5%), në moshën 30-39 vjeç janë 470 (5,6%), në 40-49 janë 891 (10,7%), në 50-59 janë 1453 (17,4%), në 60-69 janë 1471 (17,7%), në 70-79 janë 1785 (21,4%) dhe në moshën mbi 80 vjeç janë 1532 të infektuar(18,4%).  Siç vihet re, mosha nga 60 vjeç e sipër ka mbi 57% të rasteve. Megjithatë, vdekshmëria është zhvendosur në grupmoshat më të vjetra. Në grupmoshën 40-49 vjeç ka pasur vetëm një vdekje (0,3%), tre në 50-59 dhe 37 në moshat 60-69. Nga 70 në 79 vjeç, të vdekurit janë 114 (31,9%) dhe mbi 80 vjeç kanë qenë 202, 56,6% e numrit të të vdekurve.

21% e të infektuarve janë shtruar në spital, 12% janë në kujdes intensiv. Askush në grupmoshën 0-18 nuk përfunduar në reanimacion. 10% e të sëmurëve janë nga 19 deri 50 vjeç, 46% janë nga 51 deri në 70 vjeç dhe 44% janë mbi 70 vjeç.

 

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Burimi:  repubblica.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kina koronavirusi ne itali kina koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll