Bota

Ilaçi ‘magjik’ vijon të mposhtë koronavirusin në Itali, kura që lufton artritin dhe reumatizmën aplikohet tek 250 paci

14 Mars 2020, 15:46 Nga DOSJA
Ilaçi ‘magjik’ vijon të mposhtë koronavirusin

ITALI– Ilaçi Tocilizumab vijon të japë efeke pozitive dhe të përmirësojë pacientët e prekur nga Covid-19 në Itali. Pas kurimit të dy prej tyre, enti publik Italian për Ilacet, pranë Ministrisë së Shëndetësisë ka autorizuar nisjen e përdorimit të ilacit Tocilizumab në 250 pacientë të prekur nga koronavirus.

Tocilizumab, informon ajo, nuk është një ilac antiviral, por vepron në infeksionet kronike e zvogëlon rrezikun tek pacientët me coronavirus që kanë probleme me frymëmarrjen, e kurohen në terapi intensive. Kjo kurë është shenjë e shpresës së fortë për të gjithë ne, deri sa të kemi një vaksinë të pantentuar për Covid 19. Eshtë dëshmi e angazhimit të madh të mjekëve e studiuesve për të mposhtuar këtë virus e që bëjnë sistemin shëndetësor italian një ekselencë në të gjithë botën,”– shprehet Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë e Cështjeve Sociale në Parlamentin italian, Marialucia Lorefice.

Përdorimi do të nisë tek pacientët në spitalin e Bergamos ku emergjenca është majft prekupuese dhe në spitale të tjera italiane. Vetëm para tre ditësh, mediat italiane raportuan se Institui i tumoreve në Napoli ka nisur kurimin e dy pacientëve të infektuar me koronavirus me një ilaç që lufton artritin dhe Reumatizmën. Dy pacientët që e kanë marrë ilaçin e quajtur ‘Tocilizumab’, kanë shfaqur përmirësime të dukshme brenda 24 orëve.

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne itali tocilizumab koronavirusi ne itali tocilizumab

Sondazh

Poll