Bota

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solona, preket nga koronavirusi

14 Mars 2020, 15:19 Nga DOSJA
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solona, preket nga

MADRID– Ish-sekretari i përgjithshëm i  NATO-s Javier Solana, po mjekohet në një spital të Madridit, pasi analizat e tij rezultuan pozitive për sëmundjen e koronavirusit.

Lajmi u bë i ditur nga një burim i afërt i politikanin spanjoll. Sipas mediave të huaja, ai tha se sëmundja po evulonte në trupin e tij dhe se ai u shtrua ne spital të mërkurën.

“Ai u testua pozitiv dhe po evoluon në mënyrë të favorshme”– tha ai.

Solana, 77- vjeç, shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s nga 1995 deri në 1999, pastaj si Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme nga 1999 deri në 2009.

Spanja ka konfirmuar më shumë se 1.500 raste të reja të koronavirusit në më pak se 24 orë, duke rritur totalin e saj në 5,753 raste, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Italisë.
Midis atyre që janë infektuar janë dy anëtarë të kabinetit të Kryeministrit Spanjoll Pedro Sanchez si dhe kreu i partisë së ekstremit të djathtë Vox, Santiago Abascal.

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirus javier solona coronavirus javier solona

Sondazh

Poll