Bota

VIDEO/ Koronavirusi nuk ndal protestat në Francë, jekel-verdhët përplasen me Policinë

14 Mars 2020, 14:23 Nga DOSJA
VIDEO/ Koronavirusi nuk ndal protestat në Francë, jekel-verdhët

FRANCË- Bota prej javësh po përballet me COVID-19, por duket se Franca përveç luftës më virusin duhet që ndalojë dhe tubimet e jelek-verdhëve. Ata edhe në situatë emergjenve kundër koronavirusit po vijojnë demonstratat kundër Presidentit Emanuel Macron.

Ditën e djeshme, si një masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit, ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, ndaloi të gjitha tubimet, por qindra demonstrues të jelek-verdhëve po vijojnë protestën e tyre në Paris. Mijëra persona të forcave të forcave të sigurisë franceze kanë zbarkuar në rrugët e kryeqytetit në përpjekje për të ndaluar prortestën, e cila ka hyrë në javën e saj të 70-të.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat ndëkombëtare mësohet se Policia ka hedhur gazlotjsellës, ndërsa protestuesit kanë përdorur dhunën kundër forcave të rendit.  Protesta po zhvillohet në kohë kur Presidenti u ka kërkuar njërezve që të shmangin kontaktet me të tjerët dhe deri tani COVID-19 ka vrarë 79 njerëz në Francë dhe infektuar më shumë se 3.600.

Para kësaj njoftimi policia e Parisit kishte refuzuar tashmë kërkesat e protestuesve për të demonstruar në vendet e spikatura në kryeqytetin francez. Demonstrata vjen vetëm një ditë para se votuesit të vendosen të shkojnë në votimet në zgjedhjet lokale, në të cilat partia e Macron parashikohet të humbasë terren.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jelekverdhet ne france koronavirusi ne france protesta e jelekverdheve jelekverdhet ne france koronavirusi ne france protesta e jelekverdheve

Sondazh

Poll