Bota

Familjarët nuk lejohen të marrin pjesë në varrimin e 17-vjeçares, funerali ndiqet online në Itali si shkak i koronavirusi

14 Mars 2020, 13:27 Nga DOSJA
Familjarët nuk lejohen të marrin pjesë në varrimin e

ITALI– Ceremonia mortore e Priscillas, 17-vjeçares italiane që vdiq nga Meningjiti është zhvilluar nën kujdesin e stafit komunal  dhe me ekspertë të shëndetësisë,  pa pasur qindra  mijëra njerëz në varrimin e saj si shkak i përhapjes së koronavirusit.

Për këtë arsye në mënyrë që edhe familjarët të lejoheshin të merrnin pjesë në këtë funeral, faqja zyrtare e kishës ungjillore të Erbas në provincën e Komës ka transmetuar live të gjithë varrimin.

Kjo në kuadër të përmbushjes së direktivave të dekretit që ndalon tubimet, varrosja e 17-vjeçares  është  ndjekur drejtëpërdrejtë në Facebook.

Familjarët, miqtë dhe të afërmit e së resë i kanë dhënë lamtumirën Priscillas duke e ndjekur varrimin e saj online.

 

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Burimi: lastampa.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota itali koronavirusi ne itali itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll