Bota

Konfirmohet vdekja e parë nga koronavirusi në New York

14 Mars 2020, 16:05 Nga DOSJA
Konfirmohet vdekja e parë nga koronavirusi në New York

New York– Në New York është raportuar vdekja e parë nga koronavirusi. Sipas mediave vendase, viktima është një grua 82-vjeçare.

Këtë e ka konfirmuar Kryetari i bashkisë Blasio, ku sipas tij, gruaja, kishte emfizemë të përparuar dhe në gjendje kritike.

“Ne e kemi ditur që në fillim që këta njerëz janë më të rrezikuarit në këtë pandemi dhe lajmet e sotme janë një konfirmim i trishtuar i këtij realiteti. Dua të falënderoj stafin e Qendrës Mjekësore Wyckoff për përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetën e kësaj gruaje dhe të gjithë profesionistët mjekësorë në vijat e frontit që mbrojnë të prekurit tanë”,- tha Blasio.

Ai ka kërkuar nga të gjithë që të bëjnë pjesën e vet dhe të marrin masat e nevojshme paraprake për të mbrojtur njerëzit që janë më të rrezikuar.

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne new york coronavirusi ne new york

Sondazh

Poll