Bota

Dasma mes kaosit të koronavirusit/ Nusja mesazh për të ftuarit: Nëse nuk vini, jeni të vdekur për mua

14 Mars 2020, 14:44 Nga DOSJA
Dasma mes kaosit të koronavirusit/ Nusja mesazh për të ftuarit:

Çiftet që kanë pasur të planifikuar dasmat e tyre përgjatëkëtyre javëve nuk kanë pasur fat dhe nuk kanë mundur të shijojnë siç duhet dasmën e tyre për shkak të koronavirusit.

Por teksa janë marrë masa drastike në mbarë globin për mos grumbullimin e njerëzve sepse virusi përhapet shpejtë është e pamundur të bëhet një dasëm ku mesatarisht mblidhen mbi 200 persona.

Një nuse që kishte planifikaur  datën e dasmës së bashku me burrin  e saj ishte mërzitur pasi të ftuarit kishin refuzuar t’i  shkonin në dasëm, dhe ajo kishte bërë një status në Facebook ku thoshte se kush nuk do të marrë pjesë në dasëm “është i vdekur”.

Kjo pasi sipas  saj për dasmën kishte bërë shumë shpenzime dhe nuk donte t’i shkonin dëm.

Unë kam shpenzuar mijëra dollarë. Kam punuar me çdo gjë, kështu që e ndjej si detyrim që t’ia kujtoj të ftuarve të mi, se nuk më intereson. Nëse mungoni në dasmën time prej paranojës së koronavirusit. Ju jeni të vdekur për mua.” – shkroi ajo.

Ndërkohë pas këtij statusi shumë njerëz ju kundërvunë asaj  duke i thënë se çështja e virusit është më serioze se dasma e saj, sepse bëhet fjalë për jetë njerëzish.

 

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dasma koronavirusi ne bote dasma koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll