Bota

Sekuestrohen 850 mijë maska, në Itali, nuk përmbushnin standartet e cilësisë

14 Mars 2020, 15:43 Nga DOSJA
Sekuestrohen 850 mijë maska, në Itali, nuk përmbushnin standartet

ITALI- Autoritetet Italiane kanë bllokuar, 850 mijë maska, në kufirin e Zvicrës. Sipas mediave vendase, ato ishin të prodhuara mënyrë artizanale, në Romë dhe ishin gati për të dalë në treg. Mediat, shtojnë se ato nuk përmbushnin standartet e cilësisë.

Ndërkohë, pronarit i këtij biznesi, i cili  i kishte reklamuar më parë, është akuzuar për mashtrim. Sekuestrimi u krye në dy operacione, më 5 dhe 10 mars.

Mallrat, të marra nga depot doganore, do të dorëzohen tek Mbrojtja Civile në strukturat shëndetësore të Lombardisë.

Që nga fillimi i shpalljes së urgjencës në Itali, ka pasur qindra aktivitete tregtare në Romë dhe provincën e saj të kontrolluara nga Guardia di Finanza për të verifikuar çmimin, por edhe cilësinë

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota autoritetet italiane sekuestrohen maskat ne itali autoritetet italiane sekuestrohen maskat ne itali

Sondazh

Poll