Bota

Numri i të prekurve në Spanjë shkon 5753, vendi i dytë më i prekur në Europë pas Italisë

14 Mars 2020, 14:18 Nga DOSJA
Numri i të prekurve në Spanjë shkon 5753, vendi i dytë

SPANJË– Numri i personave të infektuar me koronavirus në Spanjë ka shkuar në 5753. Autoritetet zyrtare spanjolle kanë deklaruar se 3000 prej tyre ndodhen vetëm në Madrid, ndërsa vetëm 24 orët e fundit janë infektuar 1 mijë e 500 persona.

Një ditë më parë, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, për 15 ditë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Sipas mediave të huaja, ai është shprehur se do të kufizojë lëvizjen e qytetarëve, racionimin e mallrave dhe imponimin e masave të tjera, pasi Spanja mund të arrijë në 10,000 raste të infektuarish në javët e ardhshme. Në Spanjë janë mbyllur, të gjitha muzetë, shkollat dhe instutucionet e tjera. Po ashtu Spanja ka urdhëruar bllokimin e rreth 70,000 njerëzve në katër qytete të Katalonjës. Deri një ditë më parë, numri i viktimave nga Covid-19 ishte 120.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll