Bota

Përjetoi ‘tmerin’ në spitalin e Wuhanit, nxënësja kineze pas shërimit nga koronavirusi përgatiet për provimin e Koleg

14 Mars 2020, 14:09 Nga DOSJA
Përjetoi ‘tmerin’ në spitalin e Wuhanit,

WUHAN– Koronavirusi paralizoi për gati 3 muaj të gjithë territorin e Kinës, duke mbyllur për javë të  tëra  shkollat dhe çdo institucion tjetër.

Mes shumë të sëmurëve në spitalin e Wuhanit ishte edhe një nxënëse, Huang Yuting vetëm 17 vjeç, e cila ia doli me sukses të sfidonte këtë virus vdekjeprurës e nga ana tjetër ajo tërhoqi edhe vëmendjen e shumë njerëzve në rrjetet sociale.

Pasi ajo vijonte të mësonte edhe gjatë kohës që ishte në spital, pavarësisht se ishte e infektuar nga koronavirusi.

Ndërkohë që është shëruar nga virusi, i duhet të qëndrojë edhe për 14 ditë të tjera në karantinë para se të shkojë në shtëpinë e saj e të tak familjarët.

17-vjeçarja kineze është një ndër miliona nxënëse kineze, që do të përballen me Provimin e Hyrjes së Kolegjit Kombëtar këtë vit, dhe si çdo shok e shoqe e saj, edhe Huang shpreson ta marrë provimin.

Edhe pse i mbetën më pak se 100 ditë nga dita e provimit të rëndësishëm, 17-vjeçarja kineze sfidoi sëmundjen dhe nisi të mësojë në spital.

Ajo është shprehur se dëshrion të bëhet pedagoge në të ardhmen, sepse dëshrion t’iu japë dritë dhe shpresë të tjerëve.

“Në të kaluarën, doja të bëhesha projektuese, por pas kësaj përvoje, unë dëshiroj të bëhem mësuese në të ardhmen. Mësuesit dhe mjekët kanë një gjë të përbashkët. Ata janë si një fener që ndriçon rrugën për njerëzit.”- tha ajo.

Në spital ishte bashkë me gjyshin dhe  gjushen e saj, e një ditë kur kishte  dëgjuar se gjendja e gjyshit të saj ishte përkeqësuar, ishte ndjerë keq dhe e dëshpëruar, e kishte nisur të qante.

“Unë nuk doja të qaja në sy të të tjerëve, por një polic më pa dhe m’u afrua. Më pyeti pse po qaja. I thashë të më lërë të qetë, por ai nuk u largua. Ai u ul i qetë pranë meje, duke pritur që të qetësohem. Psikologjikisht u bëra më e fortë. Për stilin e jetës sime, u bëra më e vetë-disiplinuar dhe mund të planifikoj më mirë kohën time. Personaliteti im ka ndryshuar në disa fusha. Në të kaluarën e humbja durimin me lehtësi, por kur pashë që mjekët janë kaq shumë të duruar kët, e mësova durimin nga ata.”- ka rrëfyer Huang.

Tashmë pas kësaj periudhe të vështirë Huang ka thënë se ndihet më mirë dhe e lehtësuar jo vetëm pse u shëruar dhe u largua nga spitali, por për faktin që edhe gjyshërit e saj po shërohen.

Ndërkohë autoritetet arsimore në Kinë kanë njoftuar se po bëjnë gati një plan për Provimin e Hyrjes së Kolegjit Kombëtar këtë vit.

 

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Burimi: chinadaily

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota huang yuting koronavirusi në kinë huang yuting koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll