Bota

Gazetari shqiptar në Itali: Njerëzit po vdesin të izoluar në dhomat e spitalit pa një përqafimin të fundit

14 Mars 2020, 11:57 Nga DOSJA
Gazetari shqiptar në Itali: Njerëzit po vdesin të izoluar në

ITALI– Koronavirusi ka vrarë me mijëra njerëz në mbarë botën dhe ka infektuar mbi 130 mijë persona duke krijuar një gjendje të vështirë për botën mbarë.

Tashmë pas Kinës e cila po shkon drejt një gjendje të përmirësuar me vetëm 4 raste të reja në 24 orët e fundit, është Italia vendi më i goditur në botë nga ky virus vdekjeprurës.

Një gazetar shqiptar,  Taulant Kopliku në emisionin “Le Iene” në Itali ka folur për gjendjen e rënduar në të cilën gjendet Italia nga koronavirusi.

Ai ka rrëfyer për dramën që po kalon Italia, nisur nga dhjetëra rrëfime të mjekëve dhe infermierëve italian që tregonin se situata është teje e rënduar dhe se të moshuarit po vdesin të izoluar në dhomat e spitalit pa patur mundësi të japin përqafimin e fundit.

“Rrëfimet e orës së fundit të mjekëve dhe infermierëve të spitaleve italiane janë shokuese dhe të mbushura me dhimbje.  Ata tregojnë për të moshuar që vdesin të izoluar në dhomat e spitalit, pa patur pranë asnjë të afërm për t’i dhënë përqafimin e fundit e duke kërkuar dëshpërimisht të shohin djemtë, vajzat dhe nipërit e tyre. Ata po vdesin në vetmi dhe po varrosen po ashtu në vetmi. Sot u kapërcye numri 1000 viktima. Çdo fjalë më shumë është e tepërt.”– shkruan Kopliku.

 

 

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne itali taulant kopliku koronavirusi ne itali taulant kopliku

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2020, 10:09

dosja vaksina

dosja1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...

Bota 14 Mars 2020, 09:27

KANADA– Një ekip shkencëtarësh kanadezë mendohet se ka gjetur vaksinën kundër koronavirusit, duke i dhënë një shpresë botës për të luftuar sëmundjen vdekj...