Bota

Kohë koronavirusi/ Loja e zgjuar e mësueses  29-vjeçare, u vendos vula nxënësve në duar për të kuptuar nëse i lajnë s

14 Mars 2020, 09:11 Nga DOSJA

SHBA – Koronavirusi ka mbër thyer botën mbarë e për këtë shkak të gjitha vendet kanë ndërmarrë masa të forta për të menaxhaur këtë situatë të vështirë.

Një mësuese 29 vjeçare në Missouri, Shauna Woods ka krijar një lojë të zgjuar me nxënësit e saj në këto kohë të vështira.

Me një vulë me bojë  të zezë ajo ka ngjyrosur duart e të gjithë nxënësve duke ju thënë aty se kush do t’i lajë  duart më shumë do të marrë një dhuratë.

Vuala mban mbiemrin e saj, me të cilën ajo u shënon librat e shkollës nxënësve të klasës së saj.

Në këtë mënyrë ajo i ka “mashtruar”  ata për të kuptuar nëse vërtet i lajnë duart çdo ditë apo jo.

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, në Kosovë jnaë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Burimi:  METRO

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronvirusi ne bote shauna woods koronvirusi ne bote shauna woods

Sondazh

Poll