Bota

Pandemi globale/ Studimi gjerman: Koronavirusi përhapet edhe pasi pacienti është shëruar

14 Mars 2020, 08:34 Nga DOSJA
Pandemi globale/ Studimi gjerman: Koronavirusi përhapet edhe pasi pacienti

GJERMANI–  Koronavirusi ka pushtuar  127 vende nëpër botë duke u bërë kështu një nga pandemitë më të frikshme globale.

Së fundmi një studim gjerman ka rezultuar me përfundimin se  pacientët e infektuar me COVID-19, përhapen lehtë dhe janë shumë herë më ngjitës gjatë fazës inkubatore, pra para fazës kur në trupin e personit nuk janë shfaqur ende spimptoma.

Ndërsa kur simptomat janë  të shfaqura tek pacienti ka më pak mundësi që virusi të përçohet tek të tjerët.

Ndër të tjera studimi ka arritur të vërtetojë se të gjithë ata persona që shërohen nga koronavirusi mund të jenë ende burim për përhapjen e virusit, ngjitës tek persona të tjerë.

Pra studimi gjerman ka arritur të konfirmojë teorinë, në të cilën shpjegohet se njerëzit mund ta përhapin virusin para se ato vet ta dinë që janë infektuar, por çuditërisht e përhapin edhe pas kohës që janë shëruar.

Studimi nga gjermanët vjen pas shpalljes së koronavirusit pandemi globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, në Kosovë jnaë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Burimi: statnews.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani studimi gjerman koronavirusi ne gjermani studimi gjerman

Sondazh

Poll