Bota

Shënohet i infektuari i 3-të me koronavirus në Kosovë, ishte i afërm me 77-vjeçarin me covid-19 nga Stublla

14 Mars 2020, 11:08 Nga DOSJA
Shënohet i infektuari i 3-të me koronavirus në Kosovë, ishte

PRISHTINË– Shënohet i infektuari i 3-të me koronavirus në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë,  Arben Vitia, në një konferncë për mediat.

Sipas Vitisë, i infektuari është një familjar i pacientit 77-vjeçar, i cili rezultoi dje pozitiv me covid-19. Ndërkohë nuk janë bërë të ditura të tjera detaje lidhur me moshën dhe gjendjen e tij shëndetësore.

Deklarta e plotë:

Në radhë të parë falendëroj secilin nga ju në këto rrethana të jashtëzakonshme. Kemi bërë maksimumin që të mbesim në listën e shteteve me risk të ulët. Gatishmëria e institucioneve ka mundësuar që ta kalojmë më shumë pak pasoja këtë situatë. Sic jeni njoftuar mbrëmë, sapo janë njoftuar rastet e para të infektuara, qeveria ka marrë masa të reja për menaxhim të situatës. Sot me keqardhje po iu njoftoj edhe për një rast të infektuar me koronavirus.  Është një familjar i pacientit nga Stublla e Vitisë

Ditën e djeshme në Kosovë u konfirmuan zyrtarisht dy të prekur me koronavirus në Kosovë, ndërsa sot rasti i tretë. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Dy të infektuarit e parë janë: një vajzë 20 vjeç, shtetase e Italisë dhe një burrë i moshës 77 vjeç, nga Komuna e Vitisë, Kosovë. I tretë është një i afërm i 77-vjeçarit. Aktualisht, pacientët e konfirmuar pozitiv ndodhen të shtruar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2020, 10:09

dosja vaksina

dosja1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...

Bota 14 Mars 2020, 09:27

KANADA– Një ekip shkencëtarësh kanadezë mendohet se ka gjetur vaksinën kundër koronavirusit, duke i dhënë një shpresë botës për të luftuar sëmundjen vdekj...