Bota

Shkon në 3 numri i viktimave në Greqi, dy të vdekur brenda pak minutash

14 Mars 2020, 09:23 Nga DOSJA
Shkon në 3 numri i viktimave në Greqi, dy të vdekur brenda pak

GREQI– Janë shënuar edhe dy viktima të tjera nga koronavirusi në Greqi, duke e çuar në 3 numrin e të vdekurëve në nivel kombëtar.

Sipas autoriteteve lokale është mësuar se vitkima e dytë ishte një burrë në moshën 90-vjeçare i cili ishte shtruar në shtruar në Spitalin Bodosakeio. Ndërkohë  edhe  dy të afërm të 90 -vjeçarit që vdiq nga koronavirusi janë të infektuar dhe  ndodhen të shtruar në të njëjtin spital.

Sipas mediave vendase mësohet se viktima e tretë ka qenë një 67-vjeçar në Zakynthos, i cili vuante më parë nga zemra.

Ndërkohë  në të gjithë territorin grek janë regjistruar si të prekur nga koronavirusi 190 persona.

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 3 viktima nga koronavirusi ne greqi koronavirusi në greqi 3 viktima nga koronavirusi ne greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll