Bota

DETAJE/ Ja si është gjendja e të infektuarve me koronavirus në Kosovë, flasin mjekët

14 Mars 2020, 11:31 Nga DOSJA
DETAJE/ Ja si është gjendja e të infektuarve me koronavirus

KOSOVË– Zbulohen detaje nga gjendja shëndetësore e të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile.

Madje asnjë prej të infektuarve nuk ka pasur probleme e as simptoma të theksuara. Megjithatë duhet të kalojnë dy apo tre ditë për të konsideruar, që të infektuarit e kanë kaluar rrezikun më të madh të infektimit nga pandemia.

Ditën e djeshme në Kosovë u konfirmuan zyrtarisht dy të prekur me koronavirus në Kosovë, ndërsa sot rasti i tretë. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Dy të infektuarit e parë janë: një vajzë 20 vjeç, shtetase e Italisë dhe një burrë i moshës 77 vjeç, nga Komuna e Vitisë, Kosovë. I tretë është një i afërm i 77-vjeçarit. Aktualisht, pacientët e konfirmuar pozitiv ndodhen të shtruar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2020, 10:09

dosja vaksina

dosja1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...

Bota 14 Mars 2020, 09:27

KANADA– Një ekip shkencëtarësh kanadezë mendohet se ka gjetur vaksinën kundër koronavirusit, duke i dhënë një shpresë botës për të luftuar sëmundjen vdekj...