Bota

Lajmi i trishtë nga Anglia, foshnja e porsalindur rezulton me koronavirus

14 Mars 2020, 10:28 Nga DOSJA
Lajmi i trishtë nga Anglia, foshnja e porsalindur rezulton me koronavirus

LONDËR– Një lajm i trishtë ka ardhur nga Britania e Madhe ku sëfundmi mediat vendase kanë thënë se një foshnje e porsalindur ka rezultuar me koronavirus.

Nga mediat e huaja mësohet se nëna e fëmijës u shtrua në spital disa ditë më parë, pasi dyshohej me pneumoni, ndërsa pas lindjes ajo rezultoi e infektuar nga koronavirus.

Ndërkohë që mjekët konfrimuan me Covid-19 nënën, u testua dhe foshnja, i cili rezultoi pozitivë.

Tashmë mjekët po mundohen të gjejnë mënyrën sesi u infektua foshnja, në mitër apo gjatë aktit të lindjes.

Ndërsa rastet në Mbretërinë e Bashkuar rriten çdo orë e më tepër, ku janë  regjistruar të infektuar  798 persona dhe 11 viktima.

 

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Burimi: Thesun 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani e madhe koronavirusi ne britani britani e madhe koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2020, 10:09

dosja vaksina

dosja1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...

Bota 14 Mars 2020, 09:27

KANADA– Një ekip shkencëtarësh kanadezë mendohet se ka gjetur vaksinën kundër koronavirusit, duke i dhënë një shpresë botës për të luftuar sëmundjen vdekj...