Bota

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Trump nuk ka nevojë të karantinohet edhe pse ka takuar 2 persona me koronavirus

14 Mars 2020, 10:50 Nga DOSJA
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Trump nuk ka nevojë të

SHBA– Mjeku i Shtëpisë së Bardhë përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare mbrëmjen e së premtes ka thënë se Presidenti Donald Trump është ende pa simptoma të koronavirusit dhe karantina nuk është e nevojshme pavarësisht se ai pati kontakt me dy individë të infektuar.

Navy Cmdr. Sean Conley, mjeku i Shtëpisë së Bardhë, shkruajti se Trump për pak kohë ra në kontakt me një individ me të cilin bëri një fotografi. Ai person është Fabio Wajngarten, sekretari i shtypit për presidentin brazilian Jair Bolsonaro, shkruan CNN.

Wajngarten filloi të shfaqë simptoma të koronavirusit tre ditë pas takimit me Trump dhe më pas rezultoi  pozitiv për Covid-19, shkroi Conley.

Të premten në mbrëmje, Conley tha se Shtëpia e Bardhë ishte bërë me dije se një tjetër individ me të cilin Trump kishte kontakte ishte i infektuar nga koronavirusi. Ky individ është Nestor Forster, i ngarkuari i Brazilit në Uashington, i cili rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit ditën e djeshme, sipas Ambasadës Brazilian.

Conley tha që Trump kishte kaluar më shumë kohë në afërsi të Forster-it, por të gjitha ndërveprimet kanë ndodhur para çdo shfaqje të simptomave.

 

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba mjeku i shtëpisë së bardhë donald trump koronavirusi ne shba mjeku i shtëpisë së bardhë

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2020, 10:09

dosja vaksina

dosja1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...

Bota 14 Mars 2020, 09:27

KANADA– Një ekip shkencëtarësh kanadezë mendohet se ka gjetur vaksinën kundër koronavirusit, duke i dhënë një shpresë botës për të luftuar sëmundjen vdekj...