Bota

14 Mars 2020, 09:27 Nga DOSJA

KANADA– Një ekip shkencëtarësh kanadezë mendohet se ka gjetur vaksinën kundër koronavirusit, duke i dhënë një shpresë botës për të luftuar sëmundjen vdekjeprurëse.

Studiuesit nga Instituti i Kërkimeve Sunnybrook, Universiteti i Torontos dhe Universiteti McMaster ishin në gjendje të izolonin e të kopjonin virusin në një laborator duke përdorur mostrat e marra nga dy pacientë kanadezë.

Kopjet e rritura në laborator tani do të jenë në gjendje të ndihmojnë shkencëtarët të studiojnë patogjenin në mënyrë që të testojnë edhe vaksinën e tek ai.

Tani që kemi izoluar virusin SARS-CoV-2 [agjentin përgjegjës për COVID-19], ne mund ta ndajmë gjenetikën e tij me studiues të tjerë për të gjetur sa më shpejt vaksinën,“-tha Dr. Arinjay Banerjee.

Ndërkohë, tetë institute në Kinë janë duke punuar në pesë opsione vaksinash në përpjekje për të luftuar COVID-19. Zyrtarët kinezë premtojnë se vaksina mund të jetë gati për provën klinike muajin tjetër.

Deri më tani covid-19 ka infektuar më shumë se 137,000 njerëz në të paktën 117 vende të botës duke shkaktuar më shumë se 5,000 vdekje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kanada koronavirusi vaksina për koronavirusin kanada koronavirusi vaksina për koronavirusin

Sondazh

Poll