Bota

Kompania kanadeze prodhon vaksinën kundër koronavirusit, pret konfirmimin për ta testuar në korrik ose gusht

14 Mars 2020, 10:17 Nga DOSJA
Kompania kanadeze prodhon vaksinën kundër koronavirusit, pret

KANADA– Një kompani farmaceutike kanadeze ka njoftuar se ka krijuar vaksinën kundër koronavirusit kinez që ka vrarë  afro 5 mijë njerëz në mbarë botën dhe ka infektuar mbi 130 mijë të tjerë.

E prodhuar në 20 ditë nga marrja e gjenit SARS-CoV-2, do t’i nënshtrohet testimit paraklinik për sigurinë dhe efikasitetin.

Firma biofarmike Medicago dy ditë më parë ka thënë se është në pritje të një konfirmimi nga autoritetet kanadeze të shëndetit për të testuar vaksinën në korrik ose në gusht të   2020.

Për më tepër, kompania po përdor platformën e saj teknologjike për të zhvilluar antitrupa Covid-19 në aleancë me Qendrën e Kërkimit të Sëmundjeve Infektive në Universitetin Laval.

Këto antitrupa duhet të ndihmojnë në trajtimin e pacientëve të infektuar nga koronavirusi i ri.

 

 

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Burimi: pharmaceutical

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne kanada koronavirusi ne kanada

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2020, 10:09

dosja vaksina

dosja1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...

Bota 14 Mars 2020, 09:27

KANADA– Një ekip shkencëtarësh kanadezë mendohet se ka gjetur vaksinën kundër koronavirusit, duke i dhënë një shpresë botës për të luftuar sëmundjen vdekj...