Politike

Rama falenderon mjekët e Infektivit: Mirënjohja s’ka fund për heronjtë, tregojnë aftësi të admirueshme profesionale

13 Mars 2020, 11:55 Nga DOSJA
Rama falenderon mjekët e Infektivit: Mirënjohja s’ka fund

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka pasur sot një komunkkim nëpërmjet telefonit me mjekët. Rama bashkëngjitur me video shkruan se mjekët janë heronjtë sot dhe u shpreh mirënjohjen të gjithëve.

Po ashtu Rama përgëzon dhe ministren Manastirliu, për të cilën shkruan se po udhëheq me përkushtim të madh gjithë këtë situatë.

? MIRËNJOHJA S’KA FUND PËR HERONJTË E SPITALIT INFEKTIV, QË JO VETËM PO BËJNË BETEJËN E JETËS SË TYRE NËN ATË ÇATI, POR PO TREGOJNË NJË AFTËSI TË ADMIRUESHME PROFESIONALE NË ÇDO ASPEKT?

? KRENAR PËR OGERTËN QË PO UDHËHEQ ME PËRKUSHTIM TË MADH, QARTËSI E VENDOSMËRI MBRESËLËNËSE NË NJË FRONT, KU ÇDO ORË ËSHTË NJË SFIDË MË VETE DHE KU FUNDI I TUNELIT ËSHTË ENDE LARG? ? ME KËTA NJERËZ JINI TË BINDUR SE SHQIPËRIA DO TË BËJË MË TË MIRËN E MUNDSHME?”, shkruan Rama.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi mjeket e infektivit edi rama koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi mjeket e infektivit

Sondazh

Poll

Politike 13 Mars 2020, 07:58

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjësit u është drejtuar shqiptarëve me fjalët e ish-Presidentit të SHBA, Barak Obamës. Në një reagim në ...