Politike

“Kujdes nga mediat!”, Rama publikon VIDEO-n me të dhëna për COVID-19: Ja për sa kohë shërohemi nga  virusi

13 Mars 2020, 09:42 Nga DOSJA
“Kujdes nga mediat!”, Rama publikon VIDEO-n me të dhëna

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe sot njoftimin e publikut me të të gjitha masat që ka marrë qeveria kundër koronavirusit. Në një postim Rama ka publikuar një video me informacion për virusin COVID-19.

Sipas Ramës 80% e të prekurve nuk do kenë asnjë shenjë dhe e kalojnë sëmundjen pa marrë vesh, po ashtu shumë të tjerë që kanë simptoma do e kalojnë në shtpi si një grip i thjeshtë, por sërish u bënë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga mediat.

? 2 MINUTA INFORMACION SHUMË I DOBISHËM PËR TË MËSUAR MBI PREKSHMËRINË, VDEKSHMËRINË DHE SHËRUESHMËRINË NGA VIRUSI QË PO SULMON BOTËN ? 80% E TË PREKURVE NUK DO TË KENË ASNJË SHENJË DHE DO TA KALOJNË PA E MARRË VESH ? 80% E ATYRE QË KANË SHENJA DO T’A KALOJNË SI NJË GRIP TË ZAKONSHËM NË SHTËPI ? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!”, shkruan Rama në Facebook.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 23 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndalaur dhe lëvizja e makinave private.  E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 masat për koronavirusin ne shqiperi edi rama masat kunder covid 19 masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 13 Mars 2020, 07:58

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjësit u është drejtuar shqiptarëve me fjalët e ish-Presidentit të SHBA, Barak Obamës. Në një reagim në ...

Politike 12 Mars 2020, 23:59

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së disa qytetarëve, të cilat iu drejtuar nga moderatori i emisionit  “Opinion”, Blendi Fevziu.I pyetur ng...