“127-ta nuk është t’u tallur, siç bëri kolegia juaj”, Sonila Meço i përgjigjet Ramës: Bëra punën time se gazetare
TIRANË- Një telefonatë që u bë të martën nga gazetarja Sonila Meço, Live në studion e emsionit “Tempora”, ka ngjallur një debat mes saj dhe Kryeministrit Edi Rama. Rama në një dalje për mediat u shpreh se kjo gjë nuk mund të ndodhte, por gazetarja iu përgjigj. Por duket se përgjigja e Meços nuk ka mjaftuar për Ramën, i cili mbrëmjen e djeshme në një lidhje në emisionin “Opinion”, është shprehur se Sonila Meço ka bërë gabim dhe numri 127 nuk është për t’u tallur.
“Ishte një kolegia juaj që merrte 127-ën në studio dhe thoshte hajde ta marrim 127-ën ta shikojmë punon apo jo, psë për çfarë është ai numër për t’u tallur”, u shpreh Rama. Por duket se kjo deklaratë e kreut të qeverisë, nuk është pritur mirë nga gazetarja e cila ka reaguar sërish. Në një postim në Facebook, drejtuesja e “Tempora” është shprehur se situata është shumë kritike nga përhapja e koronavirusit, por Kryeministri ka gjetur kohën të merret me 10 sekonda verifikim që kanë bërë gazetarët.
REAGIMI I PLOTË
Situata është kritike të enjten e 12 marsit 2020, me të dhënat e pandemisë së Covid-19, me nevojën për masa drakoniane në izolim të përgjithshëm… Ndërsa kryeministri i vendit gjen kohë të merret sonte, mbrëmjen e së enjtes së datës 12 mars 2020 me 10 sekonda verifikim nga gazetarë pas qindra mesazheve për mosfunksionim të linjës 127, të martën e 10 marsit në mbrëmje. Ka tre ditë, që ato sekonda e minuta që duhet t’ja dedikojë punës për masat ndaj pandemisë, i çon dëm, sepse do patjetër të merret me një punë gazetareske.
Ashtu si çdo mjek, infermier, shkencëtar, studiues, polic, ushtar, qytetar e di se kjo është luftë me covid-19, edhe kryeministri si shërbyes i të gjithëve duhet ta dijë se kjo nuk është as lojë pushteti, as mesazh promocional dhe as qyfyre për pasdarkë me servilë. Jemi të gjithë bashkë, armikun e njohim. Të gjithë bashkë! Bashkë! Në këtë moment, njëkohshëm, mediat botërore, gazetarët që nga BBC e deri tek CNN, kudo, ngado janë duke bërë të gjitha pyetjet, duke kërkuar llogari, duke informuar, duke hetuar. Askush nuk u ka thënë se misioni i tyre ndryshon me shpalljen e pandemisë. Vetëm në një vend ndodhi, në Kinë. Në Shqipërinë e vogëlth, që po përpiqet si mundet të përballojë një betejë shumë herë më të madhe se ajo, pushteti ka luksin të harxhojë minuta për të mësuar gazetarët si të bëjnë punën. Pra 10 sekonda harxhuar për të sharë, që shumfishohen prej disa ditësh në çdo dalje publike, nuk janë sa 10 sekonda nevojë për verifikim për t’i ardhur në ndihmë publikut e operatorit. Nëse nuk e kuptojnë lart se në këtë betejë corona virus është armiku e jo alibia e një pushteti që do të bëjë vetëm politikë, atëherë 127-a është marrë peng prej tyre.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Fevziu ia thotë në sy Ramës: Marr regjisorin ne telefon dhe me del ti, ku ndodh kjo? Kryeministri: Do doja të ishte shpikja
TIRANË- Dje Kryeministri Edi Rama përveç mesazhe nga ekrani i ERTV, ka zgjedhur që qytetarëve t’u drejtohej dhe me një SMS, por më vonë shfaqej dhe ...
“Jemi të njëjtët, por në një mision të vështirë brenda karantinës”/ Basha publikon mesazhin e mjekëve: Jeni heronj
Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka quajtur heronj të gjithë mjekët dhe infermierët, të cilët janë në krye të detyrës për situatën e koronavir...
“Berisha është një virozë mendore”/ Veliaj flet për padinë e PS ndaj Berishës: Kam duruar shpifje pafund
TIRANË– Mbrëmjen e sotme në Open u diskutua situata, lidhur me masat e marra nga qeveria për koronavirusin në Shqipëri. Për këto masa foli edhe kryetari i ...
“Jemi si në 97, nuk fluturon plumbi, por virusi”/ Veliaj : Kemi kryeministrin e 100 viteve
TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë në Open në Top Channel ku foli për masat e marra për përhapjen e koro...
Koronavirusi në Shqipëri, Basha nuk ndjehet i qetë: Kam shqetësim për prindërit e mi, kam dhe miq në gjendje jo të mirë
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me gjendjen në vend nga koronavirusi. I ftuar në emisionin “OpinionR...
‘Kazinotë janë mbyllur!’/ Rama tregon episodin nga jeta e përditshme: Blej bukën rrugës për Surrel, shitësja ka doras
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së disa qytetarëve, të cilat iu drejtuar nga moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu.Rama foli p...
Koronavirusi ‘izolon’ Shqipërinë, Rama ‘modest’ sa më s’ka: Keni fat që na keni ne si qeveri,
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në një lidhje live në emisionin “Opinion” është shprehur gjitha modesti se shqiptarët ishin me fat që në këtë kohë kishin në...
Vetë-karantinohet nga koronavirusi Ervin Salianji: Unë jam izoluar, po ti? Lista e librave që na sugjeron për të lexuar
TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka vendosur që të vetëkarantinohet në mënyrë që të mos preket nga koronavirusi. Salianji ka postuar një foto m...