Politike

13 Mars 2020, 07:58 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjësit u është drejtuar shqiptarëve me fjalët e ish-Presidentit të SHBA, Barak Obamës. Në një reagim në Facebook, Rama ka zgjedhur një deklaratë të Obamës, i cili ka shkruar se masat shtrënguese kundër koronavirusit janë shumë efikase dhe duhet të kujdesimi për njëri-tjetrin.

Më tej dhe Rama shkruan se ka besim se Plani i Përshkallëzimit që po ndjek do japë rezultat, nëse të gjithë do të japin dorën e tyre dhe me ndihmën e Zotit, nuk do të humbasim vendosmërinë e durimin.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS

? “NËQOFTËSE JU PYESNI VETEN A MOS ËSHTË I EKZAGJERUAR REAGIMI PËR TË ANULLUAR GRUMBULLIME TË MËDHA APO AKTIVITETE PUBLIKE (DHE UNË E DASHUROJ BASKETBOLLIN), JA KU E KENI NJË SKICË TË DOBISHME, PËR SE SI MASA TË TILLA MUND TA NGADALËSOJNË PËRHAPJEN E VIRUSIT DHE TË SHPËTOJNË JETË. NE DUHET TË KUJDESEMI PËR NJËRI-TJETRIN”, Barak Obama

? KËTO JANË DY KURBAT E FAMSHME QË NA TREGOJNË SE SI EPIDEMIA PËRHAPET NË FORMË SHPËRTHYESE DHE RASTET E RËNDA RRITEN LART ME SHPEJTËSI, BRENDA NJË KOHE TË SHKURTËR, DUKE E FUTUR NË KOLAPS SISTEMIN SHËNDETËSOR (kurba e kuqe; shumë më tepër pacientë për trajtim intensiv, se sa shtretër, pajisje dhe mjekë në dispozicion) KUR NUK MERREN MASA SHTRËNGUESE OSE SE SI EPIDEMIA PËRHAPET NË FORMË GRADUALE DHE RASTET E RËNDA RRITEN NË PROPORCION MË TË DREJTË ME KAPACITET E SISTEMIT SHËNDETËSOR (kurba gri, ku shihet qartë shtrirja në kohë e përhapjes së virusit, që sjell nga njëra anë avantazhin e mundësisë së sistemit për ta përballuar më mirë nevojën për kurimin e rasteve të rënda dhe nga ana tjetër, avantazhin që mund të na japë me daljen e dimrit rritja e temperaturave në dobësimin e virusit)

? PRA MASAT SHTRËNGUESE LUAJNË ROL VENDIMTAR NË KËTË LUFTË DHE SA MË I GODITUR TË JETË PLANI I PËRSHKALLËZIMIT TË TYRE, AQ MË E PËRBALLUESHME ËSHTË GODITJA E VIRUSIT, I CILI GJITHËSESI SHPËRNDAHET PO TJETËR JANË PASOJAT KUR PËRPARON SHPEJT DHE KREJT TJETËR KUR PËRPARON NGADALË. Unë kam besim se Plani i Përshkallëzimit që po ndjekim do të na japë rezultat, nëse të gjithë do të japin dorën e tyre dhe me ndihmën e Zotit, nuk do të humbasim vendosmërinë e durimin?

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 23 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndalaur dhe lëvizja e makinave private.  E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike barak obama edi rama masat për koronavirusin ne shqiperi shqiperia ne shtet rrethim barak obama edi rama masat për koronavirusin ne shqiperi shqiperia ne shtet rrethim

Sondazh

Poll

Politike 12 Mars 2020, 23:59

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së disa qytetarëve, të cilat iu drejtuar nga moderatori i emisionit  “Opinion”, Blendi Fevziu.I pyetur ng...