Politike

Koronavirusi, presidenti Meta poston FOTOT e mjekëve me veshje speciale: Ju jeni heronj!

13 Mars 2020, 09:56 Nga DOSJA
Koronavirusi, presidenti Meta poston FOTOT e mjekëve me veshje speciale: Ju

TIRANË– Presideni Ilir Meta ka shpërndarë në Facebook-un e tij foto të mjekëve dhe infermierëvce që po kurojnë pacientët e infektuar me covid-19.

Krahas fotove të shpërndara, ku ‘bluzat e bardha’ duken të veshura me veshjet e tyre speciale, kreu i shtetit nuk i kursen as fjalët e mira kundrejt tyre.

“Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës janë sot në vijën e parë të përballjes me pandeminë covid-19. Mirënjohje të thellë dhe falenderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre. Ju jeni heronjtë tanë në këtë betejë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari të vendit! Krenarë për të gjithë ju!,”-shkruan Meta në postimin e tij. 

POSTIMI I PLOTË:

 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 23 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndalaur dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi ilir meta koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 13 Mars 2020, 07:58

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjësit u është drejtuar shqiptarëve me fjalët e ish-Presidentit të SHBA, Barak Obamës. Në një reagim në ...

Politike 12 Mars 2020, 23:59

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së disa qytetarëve, të cilat iu drejtuar nga moderatori i emisionit  “Opinion”, Blendi Fevziu.I pyetur ng...