Politike

Shqipëria në ‘shtetrrethim’, Rama nxjerr pamjet e rrugëve bosh: Super start, dita e parë e mbrojtjes së vetes dhe famil

13 Mars 2020, 09:29 Nga DOSJA
Shqipëria në ‘shtetrrethim’, Rama nxjerr pamjet e

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama, ka postuar sot një video nga rrugët e Tiranës që duken thuajse bosh, pasi lëvizja e makinave është shumë e kufizuar. Rama shkruan se ky është një super start në ditën e parë të mbrojtjes së vetes dhe familjes.

? SUPER START I KËSAJ DITE TË PARË NË MBROJTJE TË VETES, FAMILJES DHE NJËRI-TJETRIT NË NJË LUFTË TË PAPARË NERVASH, KU TË VETMET ARMË QË KEMI JANË MIRËKUPTIMI, SOLIDARITETI DHE DURIMI, DURIMI, DURIMI

? POLICIA E SHTETIT VIJON TË SIGUROJË REGJIMIN E MOSQARKULLIMIT SË BASHKU ME POLICINË USHTARAKE ? NDJESË 1000 HERË PO KJO LUFTË NUK FITOHET NDRYSHE #RESPEKT?”, shkruan Rama.


Ndërkohë në video shfaqet drejtori i Qarkullimit Rrugor, Erjon Ahmeti ka dhënë detaje në lidhje aksionin e marrë nga Policia e Shtetit.

“Që prej orës 6 të mëngjesit të ditës së sotme, gjithë shërbimet policisë janë të angazhuara për bllokimim e të gjitha mjeteve private përvec atyre të emergjencës, e mjetet e transportit të mallrave, sic po e shihni, policia është prezente duke monitoruar dhe duke kontrolluar cdo lloj mjeti në drejtim të rinasit dhe në drejtim të Durrësit. Aktualisht kemi konstatuar njerëz me biletat e të afërmëve të tyre duke i marrë dhe duke i cuar në drejtim të Rinasit . Aktualisht nuk kemi ndonjë problem, segmentet janë të lira.

Pjesa më e madhe të akredituar, një pjesë e vogël të pa pajisur duke pasur urgjenca dhe transportin e njerëzve familjarë, kur s’kanë pasur emergjenca është bërë shoqërimi në komisariate edhe i automjeteve për verifikimin e saktë dhe do operohet edhe me gjobë sipas Kodit Rrugor për shkeljen e gjithë asaj cfarë është thënë”, është shrpehur Ahmeti.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 23 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndalaur dhe lëvizja e makinave private.  E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi shqiperia ne shtet rrethim edi rama koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi shqiperia ne shtet rrethim

Sondazh

Poll

Politike 13 Mars 2020, 07:58

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjësit u është drejtuar shqiptarëve me fjalët e ish-Presidentit të SHBA, Barak Obamës. Në një reagim në ...

Politike 12 Mars 2020, 23:59

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së disa qytetarëve, të cilat iu drejtuar nga moderatori i emisionit  “Opinion”, Blendi Fevziu.I pyetur ng...