Politike

Situatë koronavirusi, Presidenca zhvillon ceremoninë e betimit për tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

13 Mars 2020, 10:42 Nga DOSJA
Situatë koronavirusi, Presidenca zhvillon ceremoninë e betimit

TIRANË- Tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë janë betuar sot para Presidentit dhe pritet që të vijojnë punën. Sipas një njoftimi nga Presidenca bëhet me dije se të tre anëtarët janë betuar me dorën mbi Kushtetutë dhe tashmë janë zyrtarisht anëtarë të gjykatës supreme. Siç shihet dhe nga fotot e bërë publike nga zyra e medias në Presidencë, tre gjyqtarët kanë respektuar distancën e sigurisë prej 1 metër gjatë ceremonisë.

“Në Institucionin e Kryetarit të Shtetit u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit para Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta të tre anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, z.Sokol Sadushaj, z.Ervin Pupe dhe z.Ilir Panda. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve të Presidentit Meta, gjyqtarët e lartë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë u betuan para Kreut të Shtetit se:

“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!” Presidenti Meta u uroi suksese dhe punë të mbarë anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë. Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe Avokati i Popullit znj.Erinda Ballanca, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor znj.Naureda Llagami, Zv/Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z.Maks Qoku si dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z.Gent Ibrahimi”, është ky njoftimi nga Presidenca.

Pak ditë më parë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekretoi pak ditë më parë 3 anëtarët e Gjykatës së Lartë. Në një njoftim për mediat bëhet me dije dekretimi u bë pasi Presidenti shqyrtoi propozimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, të administruara në datën 05.03.2020 ka vendosur dekretimin e anëtarëve të GJ-së.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 3 anetaret e rinj te gjykates se larte ervin pupe ilir panda sokol sadushaj 3 anetaret e rinj te gjykates se larte ervin pupe ilir panda sokol sadushaj

Sondazh

Poll

Politike 13 Mars 2020, 07:58

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjësit u është drejtuar shqiptarëve me fjalët e ish-Presidentit të SHBA, Barak Obamës. Në një reagim në ...

Politike 12 Mars 2020, 23:59

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së disa qytetarëve, të cilat iu drejtuar nga moderatori i emisionit  “Opinion”, Blendi Fevziu.I pyetur ng...