Politike

Berisha denoncon: 58 teste të koronavirusit i ka marrë administrata e spitalit të Durrësit, mjekët dhe infermierët s’bë

13 Mars 2020, 11:09 Nga DOSJA
Berisha denoncon: 58 teste të koronavirusit i ka marrë administrata e

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se në spitalin e Durrësit testet e koronavirusit po mbahen nga administrata e spitalit dhe nuk po ju dorëzohen mjekëve dhe infermierëve, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët që dyshohet se mund të jenë të infektuar. Sipas Berishës mjekët dhe infermierët në këtë spital nuk kanë mundësi të bëjnë dot analizën edhe pse kolegu i tyre rezultoi i infektuar.

Denoncimi:

Nje akt tjeter kriminal i Edvin Çekap Maskes dhe Ndrikull Hajni Maskes! Miq, qytetari dixhital denoncon nje akt kriminal te narkozyrtareve te Edvin Çekap Maskes dhe Ndrikull Hajni Maskes te spitalit te Durresit. Ata mbajne per vehte testet e koronavirusit dhe lene mjeke e infermiere dhe familjet e ketyre te fundit pa kontroll!

Shpreh solidaritetin tim me mjeket dhe infermieret dhe sanitaret e Durresit dhe mbare Shqiperise dhe denoj me ashpersine me te madhe situaten e tyre te pambrojtur dhe kete akt banditesk te narkozyrareve te Edvin Çekap Maskes dhe Ndrikull Hajni Maske ndaj mjekve dhe personelit shendetesor te spitalit te Durresit. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb I nderuar Doktor Berisha Kam nje info per mjeket ne Durres. Dje kane ardhur 58 tampone ne spitalin e Duresit por ato i jane dhene administrates te spitalit dhe jo doktorve te cilet kan kontakt direkt me pacientet Ka patur edhe debate per kete ceshtje Me respekt.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi sali berisha koronavirusi ne shqiperi sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 13 Mars 2020, 07:58

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjësit u është drejtuar shqiptarëve me fjalët e ish-Presidentit të SHBA, Barak Obamës. Në një reagim në ...

Politike 12 Mars 2020, 23:59

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së disa qytetarëve, të cilat iu drejtuar nga moderatori i emisionit  “Opinion”, Blendi Fevziu.I pyetur ng...