Politike

Koronavirusi frikëson ambasadoren e SHBA, Kim anulon aktivitetin e planifikuar tek Shkolla e Magjistraturës

13 Mars 2020, 11:00 Nga DOSJA
Koronavirusi frikëson ambasadoren e SHBA, Kim anulon aktivitetin e

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka anuluar sot një aktivitet që e kishte planifikuar më herër për një takim që do zhvillohej në Shkollën e Magjistraturës. Në një reagim në mediat sociale, Kim shkruan se ka vendosur të anulojë këtë  aktivitet duke iu binDur urdhrit të autoriteve në Shqipëri.

Në pamundësi për të shkuar në Shkollën e Magjistraturës siç ishte planifikuar, Ambasada e SHBA mbështet rregullat e qeverisë shqiptare për COVID-19 – por dëshiroj të falënderoj Drejtorin Sokol Sadushi dhe ekipin për punën e shkëlqyer me USAID/Shqipëri” Programi “Drejtësi për të gjithë” dhe të tjera ndërkombëtare partnerët për të zbatuar reformën në drejtësi. Lajm i shkëlqyeshëm që Shkolla e Magjistraturës tani ka një kurrikul të plotë për Administratën e Gjykatave dhe Sallën moderne “Gjykimi Mock” për trajnimin e gjyqtarëve të rinj! “, shkruan Yuri Kim.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi shkolla e magjistratures yuri kim koronavirusi ne shqiperi shkolla e magjistratures yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 13 Mars 2020, 07:58

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjësit u është drejtuar shqiptarëve me fjalët e ish-Presidentit të SHBA, Barak Obamës. Në një reagim në ...

Politike 12 Mars 2020, 23:59

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së disa qytetarëve, të cilat iu drejtuar nga moderatori i emisionit  “Opinion”, Blendi Fevziu.I pyetur ng...